Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj: Na duhet përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar e forcuar Ushtrinë

 

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot zhvilloi disa takime në qytetet e Kosovës.

Ai vizitoi edhe qytetin e Skenderajt, ku tha se prioritet i tij është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend.

“Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit’, tha Haradinaj.

AI shtoi se u zotua se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin e lartë.

“Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe antarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë. U zotova se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën”, shtoi ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button