Një polic dyshohet se është vetëvrarë në stacionin e policisë

 

Një pjesëtar i policisë së Kosovës sonte ka kryer vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka informuar se R.H dyshohet sa ka kryer vetëvrasje me armën zyrtare.

“Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjestari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tijë.”, ka deklaruar Hashani për rtv21.tv

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit.

“Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion.”, ka bërë ditur tutje Hashani./21Media

Back to top button