Të shtëna me armë para Ministrisë së Shëndetësisë

Disa çaste më parë ndodhi një incident para Ministrisë së Shëndetësisë

Burimet e TV21 bëjnë të ditur se para pak minutash ka ndodhur një incident në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë shkrepur armë zjarri. Sipas dëshmitarëve që gjenden brenda ndërtesës së ministrisë, thuhet se një i moshuar ka shtënë me revole. Gazetarja jonë në vendngjarje, njofton se i dyshuari besohet se ka shtënë në drejtim të ish-ministrit të shëndetësisë Nikola Todorov. Todorov ndërkaq nuk është i lënduar. I dyshuari është arrestuar, raporton TV21./21Media

Back to top button