Haradinaj ngushëllon Greqinë pas aksidentit hekurudhor: Kjo ngjarje tragjike na ka prekur të gjithëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar popullin grek pas aksidentit hekurudhor që ndodhi në Greqi.
Në shkrimin e tij në Facebook, Haradinaj u ka uruar shërim të lënduarve nga ky aksident.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj shtetit grek si dhe familjarëve të viktimave në aksidentin hekurudhor që ndodhi sot në Greqi. Kjo ngjarje tragjike na ka prekur të gjithëve. Lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!”, ka shkruar Haradinaj.
Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 36 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur. Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës./21Media

Back to top button