Haradinaj paralajmëron shkarkimin e Nenad Rikalos
Kryeminstri respekton marrëveshjen me PSD-në
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin ministrit të bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Nenad Rikalo.
Shkarkimi i këtij ministri është si rrjedhë e kërkesës së grupit parlamentar të PSD-së, në mesin e pesë kushteve, të cilat PSD- ja i ka parashtruar për qeverinë në këmbim të votës për buxhetin e këtij viti.
Kurse, kryeministri sot ka thënë se ai do ta respektojë marrëveshjen që e ka me PSD-në.
“Sa i përket Rikalos, është një pjesë e marrëveshjes me PSD dhe kjo marrëveshje do të respektohet kur të vjen koha”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj në një prononcim para disa dite ka deklaruar se ligji përpagat pritet të kaloj deri me 31 janar të viti. Ndërsa, projektligji për buxhetin 2019 është miratuar në parim më 21 dhjetor të vitit të kaluar, me 62 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /21Media