Haradinaj: Peja sot më ngjason me atë të pas 99-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar lagjet e vershuara në Pejë, ku ka thënë se lajmi për vdekjen e qytetarëve si shkak i vërshimeve në Pejë, ka qenë e dhimbshme për të gjithë.

Haradinaj derisa vizitoi familjarët, tha se duhet angazhim i të gjithëve, pasi sipas tij, dëmet janë shumë më të mëdha.

Duke folur për situatën në këtë komunë, Haradinaj tha se Peja sot po duket si me qenë pas viteve të 99-ta, e shkatërruar.

“Dje ka qenë shqetësim për të gjithë kur kemi pa xhirimet dhe situatën e vështirë. Sot kur po e shoh, po më duket si Peja pas 99-ës, shumë gjendje e jashtëzakonshme, dëme të mëdha. E dhimbshme për nënën e fëmijën që kanë humbur jetën, dhe shpresoj të mos përsëriten më. Çfarë mundemi duhet të bëjmë të gjithë, edhe sektori privat dhe kompanitë është mirë të kyçen e të ndihmojnë, sepse është katastrofë natyrore. Komuna, qeveria të gjithë, kush mundet është nevoja, sepse shihet se janë dëmet e mëdha”, tha Haradinaj.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj pesë vjeç vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

Back to top button