Szunyog: Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë

(Lajm i përditësuar)


Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáss Szunyog ka ngushëlluar familjen nga Peja e cila humbi dy anëtarë të saj nga vërshimet e mbrëmshme.

Ai përmes një postimi tha se ndjehet i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rindërtim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reaguesit e parë, policinë dhe FSK-në”, ka shkruar ai në Twitter.


Abbott: Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën në Pejë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott, ka shprehur ngushëllime për vdekjen dy personave nga vërshimet në Pejë.

“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë”. Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet”, ka thënë Abbott.

Një nënë bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç, kanë vdekur të shtunën në Pejë, si pasojë e vërshimeve.

Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore./21Media

Back to top button