Zbulohet katedrale madhështore në parkun arekologjik “Ulpiana”, është moshatare me Hagia Sophia

Një katedrale e shekullit të gjashtë është zbuluar në parkun arkeologjik “Ulpiana”.
Profesori universitar, Blerim Latifi e përmes një postimi në rrjetet soiale tha se kjo katedrale është moshatare e Hagia Sophia-s së Konstandinopojës dhe është në përmasa të përafërta me të.
“E ngritur në një kohë para dyndjeve sllave në Ballkan, kur në Konstantinopojë sundonte perandori Justinian, vendlindja të cilit ishte në Dardani. “, shkroi Latifi.
Sipas tij, ky zbulim na tregon se Kosova mbetet ende terren i paeksploruar arkeologjik.
“Edhe një gjë: kjo katedrale na tregon se kur në këtë tokë ngriheshin tempuj të tillë për t’iu lutur Zotit abrahamik, disa të tjerë, që sot na shesin mend, vazhdonin të sajonin zota prej balte te pjekur.”, përfundoi Blerim Latifi./21Media

Back to top button