Haradinaj për Vitin e Ri: Do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të punës

Urimi i kryeministrit të Kosovës për Vitin e Ri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot përmes një video të publikuar në llogarinë e tij “Facebook” u ka uruar qytetarëve të Kosovës Vitin e Ri që po vjen.

Në videon ku i pari i Qeverisë e kumtoi urimin për qytetarët e vendit, shihet se i kishte bërë një vizitë fëmijëve në një çerdhe ku edhe i kishte gëzuar me disa dhurata.

Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj.

Në një bashkëbisedim me fëmijët, Haradinaj “ia shprehu” dëshirën e tij Babagjyshit të Vitit të Ri. Ai e kërkoi një karrige, por thotë se ajo karrige ndodhet në OKB, shkruan rtv21.tv.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, kemi thënë gjithnjë që sfidat vetëm na forcojnë. E kemi gjetë vendin pa enegji pa prodhim, me rrezik me na u rritë çmimi dhe mos me pasë energji, sot konsumojmë energji të Kosovës. Edhe sot jemi të sfidum në energji po jemi këtu, jemi të fortë. E kemi gjetë vendin pa përmbyllë infrastrukturën e sigurisë pa ushtrinë e vet, e kemi ushtrinë.
Ka edhe diçka, sot ne në tavolinat tona kemi shumë ma shumë prodhime vendore. S’kem me u nalë dhe s’kem me u dorëzu para sfidave 19-ta ka me qenë vit i ekonomisë, vit i vendeve të punës.
Urime ky vit që po vjen, na qoftë vit i sukseseve tjera për ne në Kosovë dhe të gjithëve ku do që janë. Urime dhe me fat!”, ishte urimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj./21Media

Back to top button