Haradinaj për zhvillimet në Veri: Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka kritikuar Qeverinë Kurti rreth dërgimit të forcave speciale, pas tensioneve për shkak të reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia në veri të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti është dashur të bëjë një plan të mirëfilltë për dërgimin e njësive speciale në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
“Është dashur të bëhet një plan i plotë që nënkupton të dihet se çfarë do të ndodhë kur t’i dërgosh. Tash e çojmë policët për t’i bërë ndërrimet duke kaluar nëpër huliganë. Është dashur të gjendet formula për dërgimin e policisë”, ka thënë Haradinaj duke kujtuar se gjatë qeverisjes së tij s’ka pasur bllokada në rrugë.
“Nuk jemi shumë fitues me “sportin” e Albinit. Do të ishim fitues sikur policia jonë të dërgohej siç do të duhej”, ka thënë Haradinaj në Pressing të T7.

Back to top button