Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin në shkollë

Alesio dhe Aureli u rikthehen bankave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur premtimin e dhënë ndaj dy vogëlushëve, Alesios dhe Aurelit.

Këtë të hënë, siç edhe kishte deklaruar, ai i mori me makinë dy djemtë për t’i shoqëruar në ditën e tyre të parë të shkollës, që pas ndërprerjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duhet të jeni kampion në mësime“, i porositi Rama. Më pas ai i pyeti nëse i kishin çantat në rregull.

Dy djemtë do të studiojnë në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu” në Kamëz.

Ata u pritën në oborr nga drejtori i shkollës. Ndërsa Rama shoqërohej  dhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.

Aureli është në klasën e parë dhe mirëseardhjen mësuesi së bashku me shokët dhe shoqet e reja të klasës ja uruan me uniformën e shkollës dhe një top futbolli.

Do na nderosh“, tha Rama.

Më pas kryeministri e dorëzoi Alesion në klasën e pestë.

Edhe për Alesion ishte rezervuar një top futbolli së bashku uniformën e shkollës.

King, 10 dhe ndonjë 9, 8 e ndaluar,” e porositi Rama.

Të dy djemtë vinë nga Thumana. Pavarësisht humbjeve tragjike që patën në familjet e tyre, fati ishte me ta duke i shpëtuar mrekullisht tragjedisë së 26 nëntorit./oranews

Back to top button