Qeveria nis procedurë për shkarkimin e prokurorit
Për shkak të kryerjes së funksionit të tij, në mënyrë joligjore
Qeveria e vendit, në seancën e sotme vendosi që të fillojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik të Maqedonisë, Marko Zvërlevski.
Qeveria solli vendim, propozimin për shkarkim të prokurorit publik për shkak të kryerjes së funksionit të tij, në mënyrë joligjore dhe jo në kohë, në pajtueshmëri me përcaktimet ligjore, ta dorëzojë deri te Këshilli i Prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë dhe të kërkojë mendim.
Në seancën e sotme qeveritare, është shkarkuar drejtori i deritanishëm i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta të Maqedonisë, Vase Donevski. Për drejtor të ri të këtij shërbimi në Qeverinë e Maqedonisë është emëruar Pece Mirçeski.
Në seancën e Qeverisë u shqyrtuan informatat e para për pasojat nga moti i keq në rajonin e Tetovës, për shkak se lumi i Porojit ka dalë nga shtrati, dhe më shumë ministri janë obliguar që të formojnë urgjentisht komision për të dalë në terren që t’i verifikojë dëmet e shkaktuara. Njëkohësisht ministrisë për transport dhe lidhje dhe ministrisë për mjedis jetësor u është dhënë detyrë që të mbledhin informata më të hollësishme për gjendjen në terren përreth lumit të Porojit, me qëllim që ky problem i banorëve të kësaj zone, të zgjidhet një herë e përgjithmonë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?