Haradinaj pret në takim rugovasit, diskutojnë edhe për Çakorrin e Zhlepin

Shprehën shqetësimin e tyre për ndërtimin e hidrocentralit

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas, me të cilët ka diskutuar rreth projektit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh, e këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndërtimin e hidrocentralit. Siç ka shkruar në Facebook, në këtë takim është shprehur interes edhe për ta kuptuar se në cilën fazë ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishiqimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018.

“Për këtë Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sa i përket ndërtimit të hidrocentralit në Kosovë, banorët e Rugovës po e kundërshtojnë atë ide dhe sot në orën 12:00 mbajnë protestë. Ky projekt ka filluar në 18 tetor 2013 në një marrëveshje mes komunës dhe kompanisë Kelpkos për ndërtimin e pesë hidrocentraleve në fshatrat e Rugovës për rreth 120 milionë euro./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button