Haradinaj: Në dialogun me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit

Haradinaj në takim me përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, ku me këtë rast ka thënë se në dialogun final me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit, që sipas tij, janë 1 mijë e 647 persona.

Ndërsa, Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit ka thënë se është kërkesë e të pagjeturve që mos t’ju ndalen pensionet e pleqërisë.

“Do ta shqyrtojë një çështje të tillë, por duhet ta dijë koston reale të këtyre ndalesave të pensioneve”, tha ai.

Ndryshe, mbledhja me përfaqësues të familjeve të të pagjeturve pas fjalimit të kryeministrit është duke u zhvilluar pa media.

Back to top button