Haradinaj: Qeveria ime do të punojë për bizneset tona

Haradinaj tregon pse ka ngecur ekonomia në vend

Kreu i AAK-së, njëherësh kandidatë për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Pestovë tha se qeveria e tij do të punojë për bizneset në Kosovë.

“Do të zhvillojmë sektorin e bujqësisë për të rritur eksportet dhe për të krijuar vende pune. Qeveria ime do t’i fuqizojë të rinjtë dhe gratë për të marr pjesë në ekonominë tonë plotësisht edhe për të krijuar vende pune”, tha Haradinaj.

Sipas tij, arsyeja pse ekonomia në vend ka ngecur kohët e fundit është vendimmarrja./21Media

Back to top button