Veseli: Së bashku me Haradinajn do ta dyfishojmë buxhetin në bujqësi

Veseli dhe Haradinaj premtuan edhe rritjen e pensioneve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj në kuadër të turneut ku po takohen me qytetarët e Kosovës, sot vizituan Pestovën në Vushtrri, shkruan rtv21.tv

Nga aty Veseli dha premtime të mëdha për qytetarët, ai premtoi që së bashku me Haradinaj do të dyfishojnë buxhetin në sektorin e bujqësisë, nga 58 milionë sa ishte, në 120 milionë.

Një premtim tjetër nga ana e tyre është rritja e pensioneve. Veseli u zotua që gjatë qeverisjes, ky koalicion do të punojë me përkushtim që të rriten pensionet për 20%.

Në fjalën e tij, ai tha se ekonomia e Kosovës ka ngecur andaj kjo është arsyeja që synimi primar i bashkëqeverisjes është dyfishimi i rritjes ekonomike, në 8%.

“ Një rritje e tillë do të krijonte vende pune dhe do ta bënte që ekonomia jonë të lëvizte më shpejt me një synim të qartë, që brenda këtyre katër viteve të kemi pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim në numrin e të punësuarve në sektorin e prodhimtarisë”, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button