Haradinaj reagon për aksionin në veri: Kurti të sqarohet nëse e bëri për fushatë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës si dhe në regjionin e Prishtinës dhe Pejës.
Haradinaj ka thënë se bandidët të cilët e kanë sulmuar policinë duhet të burgosen.
Ai ka thënë poashtu se shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre.
“Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai.
Kreu i AAK-së, tutje është shprehur se qeveria e ka për detyrë të sqarojë pse ka vendosur që në kohë fushate të kryejn operacionet të këtilla.
“Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale”, ka shkruar ai./21Media 

Back to top button