Haradinaj reagon përsëri

 

Kryetari i AAK-së ka reaguar prapë në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë e cila pritet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj tha se nuk pranon që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.

“Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave.”, shkroi Haradinaj./21Media

Back to top button