PDK nuk e zëvendëson AAK-në në Qeverinë Hoti

 

 

Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta zëvendësoj Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Qeverinë Hoti.

Këtë e ka bërë të ditur Bashmir Xhemaj, zyrtar për komunikim në PDK.

Xhemaj përmes një postimi në Facebook i ka quajtur gënjeshtra lajmet se do PDK-ja do të zëvendësojë AAK-në në Qeveri, parti që ka paralajmëruar largimin në rast të një marrëveshje në Uashington, që cenon interesat e Kosovës.

Është gënjeshtër lajmi se PDK-ja do të futet në qeveri dhe do ta zëvendësojë AAK-në”, ka thënë Xhemaj.

Back to top button