Haradinaj reagon rreth dhunimit të së miturës në Drenas

Haradinaj zotohet se rasti do të trajtohet seriozisht

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me rastin e dhunimit të një të miture në Drenas nga një profesor dhe një polic.

Haradinaj ka thënë se është i tronditur me këtë ngjarje dhe ka  siguruar familjarët e viktimës  se ky rast do të trajtohet seriozisht nga organet e drejtësisë. Kryeministri Haradinaj po ashtu u ka bërë thirrje vajzave dhe grave të cilat janë cak i dhunimeve që t’i raportojnë dhunuesit.

“Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve. Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Dje në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht  profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V,  ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar.

Lidhur me rastin Kryetari i Komunës së Drenasit ka mbajtur një konferencë për media,  ku ka treguar për rrjedhshmërinë e ngjarjes, Ai po ashtu ka bërë të ditur se mësimdhënësi SH. XH është ripezulluar nga puna.  /21Media

Back to top button