Nisin hetimet për shkelje të etikës profesionale ndaj mjekëve në dy raste të ndryshme

Nisin hetimet për kirurgun në Prizren dhe gjinekolgun

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e dhunimit të së miturës dhunim i cili ka pasuar me shtatzani e pastaj abort të detyrueshëm. OMK ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me shkeljet etike për rastin e kirurgut në Prizren si dhe për rastin e gjinekologut që ka kryer abortin.

“Me të publikuar në lajmet ditore për rastet e raportuara lidhur me hetimet penale që janë duke u zhvilluar ndaj rastit te nderprerjës së kundërligjshme, dhe rastit tjetër që ishte raportuar lidhur me keqsjelljen të mjekut pacienten, Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me shkeljet e supozuara etike të cilat janë kryer nga ana e dy mjekëve që janë përfshirë në raste që përbëjnë dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Etik dhe të Deontologjisë Mjekësore. Me këtë rast, Prokuroria e Odës i ka dërguar vendimet mbi fillimin e hetimeve të të dy rasteve institucioneve publike duke përfshirë Prokuroritë kompetente, Bordin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Spitalit të Prizrenit, Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe Inspektoratit Shëndetësor, për t’i njoftuar lidhur me fillimin e hetimit në kuadër të kompetencës së mbikëqyrjes etike dhe profesionale. Me këtë rast nga institucionet gjegjëse është kërkuar që të ofrojnë çfarëdo të dhëne apo prove materiale që do të ndihmonte procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.”, thuhet në njoftimin e OMK-së.

Dje në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar. Lidhur me rastin Kryetari i Komunës së Drenasit ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar për rrjedhshmërinë e ngjarjes, Ai po ashtu ka bërë të ditur se mësimdhënësi SH. XH është ripezulluar nga puna. /21Media

Back to top button