Haradinaj: Shkarkimi i Valdete Dakës është në përputhje me “po muj, edhe po ta boj”

 
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në “Click” komentoi shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës. Haradinaj tha se shkarkimi i Dakës nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por tha se është në përputhje me “po muj, edhe po ta boj”.
Haradinaj tha se beson që shkarkimi i Dakës mund të jetë shkak që Presidentja Vjosa Osmani të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Ndryshe, dje Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrur një vendim për shkarkimin e Valdete Dakes nga kryesuesja e KQZ-së. Gjyqtari Kreshnik Radoniqi është emëruar kryesues i ri në KQZ-së./21Media

Back to top button