Mbyllet rrethi i parë i fazës së grupeve, këto janë skuadrat më të mira
Me dy ndeshjet e sotme nga Grupi F ku u ballafaquan Hungaria me Portugalinë dhe Franca me Gjermaninë, përfundoi edhe rrethi i parë i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2020.
U hap të premten me ndeshjen Itali – Turqi dhe u mbyll me ndeshjen Francë Gjermani.
Nuk munguan rezultatet befasuese në të gjitha këto ndeshje, siç ishte barazimi i Spanjës me Suedinë edhe pse Spanja kishte rreth 80% të posedimit të topit, por që në fund rrjetat mbetën të paprekura.
Pas këtij rrethi të parë të ndeshjeve, këto skuadra renditen si liderë të grupeve përkatëse:
Grupi A:
Italia 3 pikë
Zvicra 1
Grupi B:
Belgjika 3
Finlanda 3
Grupi C:
Austria 3
Holanda 3
Grupi D:
Republika e Çekisë 3
Anglia 3
Grupi E:
Sllovakia 3
Suedia 1
Grupi F:
Portugalia 3
Franca 3.