Detaje nga aksioni i konfiskimit të 272 pajisjeve për kriptovaluta

Policia e Kosovës ka asistuar dhe mbështetur Doganën e Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të Mitrovicës, i cili ka rezultuar me shoqërimin e një personi dhe 272 pajisjeve Antminer, që shërbejnë për prodhimin e valutës digjitale – Bitcoin.
Në asistencë të këtij operacioni, i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në veri të vendit, janë angazhuar njësi të profileve të ndryshme policore, konkretisht në fshatin Trebice të Leposaviqit, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme Antminer që shërbejnë për prodhimin e Bitcoinit.
Mjetet e konfiskuara janë:
Antminer S9i 14.0T-128 copë,
Antminer S9 13.5T-117 copë,
Antminer S9 13.0T- 5 copë,
Antminer S9i 14.5T- 19 copë,
Antminer S9 10.5T- 3 copë,
Policia ka njoftuar se të gjitha veprimet janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente në realizim të kontrollit ndaj veprimtarive ilegale, përderisa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale./21Media

Back to top button