Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se shprehu mirënjohjen për kontributin që ka dhënë Bashkësia Islame e Kosovës për vendin.

“Iftari tradicional për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës, sonte na bashkoi në Selinë e Aleancës me Myftiun Naim Tërnava e bashkëpunëtorë, e gjithashtu edhe me partnerët e koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30.

Shpreha mirënjohjen për kontributin e çmuar që BIK ka dhënë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, kontribut ky që vazhdon ta japë edhe sot.

Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje!”, ka shkruar Haradinaj/21Media

Back to top button