Shqipëria destinacion i duhur

Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja, si një vend atraktiv për t’u vizituar

Një artikull i botuar në Paste Magazine, nga blogereja italiane Francesca Massoti, theksohet se janë pesë vende që duhen vizituar në Shqipëri: Tirana, Berati, Gjirokastra, riviera shqiptare dhe Parku i Butrintit.

“Bregdet mahnitës, plazhe të mrekullueshme, ushqim i mirë dhe udhëtim shumë ekonomik për xhepin, këto janë vetëm pak nga gjërat sipërfaqësore që mund të përshkruajnë këtë vend të Ballkanit”, përshkruhet në artikull.

Artikulli hapet me një foto të BunkArt 2, një muze i hapur së fundi thotë autorja dhe shumë i vizituar nga të huajt.

BunkArt 2 është projekt i financuar nga programi IADSA, i zbatuar nga MZHETTS në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme me qëllim ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë dhe vënien e saj në dispozicion të turizmit.

Përveç Tiranës të cilës i shtohen përditë atraksionet turistike, autorja nuk lë pa përmendur tre vendet e mbrojtura nga UNESCO, Berat, Gjirokastër dhe Butrint, si dhe rivierën e mahnitshme shqiptare.

Back to top button