Haradinaj-Stublla: 12 vjet janë pak për Zoran Gjokiq
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përshëndetur dënimin e Zoran Gjokiq për krime lufte, edhe pse ka thënë se dënimi i tij vjen vonë dhe i cunguar.
“12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.
Ajo ka shtuar se drejtësia duhet të vijë e plotë dhe kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend.
“Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij. Koha ka ardhur për drejtësi të plotë dhe përfundimtare për luftën e Kosovës”, ka shkruar ministrja./21Media