Haradinaj-Stublla merr përkrahjen e homologut çek për liberalizimin e vizave

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova dhe Çekia kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale, dhe se avancimi i këtij partneriteti gjithëpërfshirës është në interes dypalësh.

Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček, kryediplomatja Haradinaj Stublla ka thënë se është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit Euro-Atlantik.

“Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Haradinaj – Stublla, duke shtuar se në këtë bisedë telefonike është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë – Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, ka theksuar ajo./21Media

Back to top button