Limaj bën homazhe pranë varrit të komandantit Kumanova

 

Në 22 vjetorin e rënies së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ismet Jashari-Kumanova, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë homazhe pranë varrit të tij.

Nga aty Limaj tha se duhet të nderohen e kujtohen të gjitha ata që bënë gjithçka për lirinë e Kosovës, derisa theksoi se vendi e gëzon lirinë fal sakrificës së tyre.

“25 gushtet janë momente kur ne përkujtojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, kjo datë është caktuar për të gjithë dëshmorët për faktin që është një datë simbolike. Në këtë ditë më 1998 në vijën e frontit ra komandanti Ismet Jashari, Nuhi Mazreku, Afrim Buqaj, Gani Kastrati, Habib Zogaj, do të thotë janë bashkëluftëtarët që në këtë ditë janë ra për lirinë e Kosovës. Ne vijmë çdo vit për të kujtuar e për të nderuar jetën dhe veprën e tyre, dëshmia e gjallë që krejt kjo që sot e kemi është fal sakrificës maksimale të bijave, djemve dhe vajzave të Kosovës e të trojeve shqiptare, të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës në mënyrë vullnetare, janë përcaktuar për të të sakrifikuar për lirinë e Kosovës. Këto shenja, memorialë e varreza janë dëshmia e gjallë për ne të gjallët, t’i kujtojmë e t’i nderojmë për ata të cilët bënë gjithçka për lirinë e Kosovës dhe për të treguar se çka do që bëjmë për Kosovën është pak në krahasim me ata që kanë bërë për të gëzuar ne lirinë, sepse siç e dini jeta është çmimi më i shtrenjtë që mund të jap një njëri, tha ai./kp

 

Back to top button