Haradinaj-Stublla: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet gjenocidale të Serbisë

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla sot bëri homazhe para varrit të heronjve të Kosovës, Yll, Agron e Mehmet Bytyqi në varrezat e Yonkers të Nju Jorkut. Haradinaj-Stublla shprehu nderimet më të thella për sakrificën e familjes Bytyqi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Bashkë me prindërit e heronjve të Kosovës, vëllezërve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi, para varrit të tyre në varrezat e Yonkers të Nju Jorkut, si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, shpreha nderimet më të thella për sakrificën e familjes Bytyqi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Bashkëndjeva dhimbjen e nënës Bahrije dhe bashkëluftëtarëve të “Batalionit Atlantiku”, duke vazhduar premtimin se nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet gjenocidale të Serbisë të kryera në Kosovë.

Rezoluta e miratuar në Kongresin Amerikan, në shkurt të vitit 2017, është mesazh i qartë për Serbinë – se pranimi i fajësisë, kërkimfalja dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave e vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës, është rruga e vetme që na shpie tek paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në rajon.”, shkroi ajo në Facebook./21Media

Bashkë me prindërit e heronjve të Kosovës, vëllezërve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi, para varrit të tyre në varrezat e…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Sunday, August 16, 2020

 

Back to top button