Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman: Biseduam për deeskalim të situatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin tha se biseduan për “mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”.

“Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook. /21Media

 

 

 

Back to top button