Pezullohet mësimi në shkollat e Vushtrrisë për shkak të vërshimeve 

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë ndodhur dje, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente.

Vërshimet në këtë komunë kanë bërë që Drejtoria e Arsimit të merr vendim për pezullimin e mësimit për sot dhe nesër.

Për portalin rtv21.tv Drejtori i Arsimit në Vushtrri, Dardan Abazi ka konfirmuar se orët e humbura do të kompensohen.

”Po, për shkak të gjendjes së vërshimeve është vendosë të pezullohet mësimi për sot dhe neser. Orët e humbura do të kompensohen”, ka thënë Abazi./21Media

Back to top button