Borrell për takimin e të hënës: Shpresoj që Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike

Përfaqësuesi i BE-së  për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell  se në sesionin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Borrell ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është në një moment vendimtar.
“BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”, ka deklaruar Borrell.
Borrell  se do të pres gjatë javës së ardhshme në Bruksel të dyja palët dhe shpreson që ato të shfrytëzojnë këtë mundës për të cilën ka thënë se është unike.
“Unë do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”,ka Borrell në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Borrell dhe Guterres diskutuan për dialogun Kosovë- Serbi
Dialogu Kosovë- Serbi ishte një ndër temat kyçe të bisedës gjatë takimit që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres mbrëmjën e 22 shkurtit.
“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, zhvillimet në Amerikën Latine, PEPP, Etiopi, Sahel dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.”, ka shkruar ndër tjerash Borrell në Twitter.
Takimi është mbajtur përpara vjetore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button