Haradinaj thotë se pako e 100 eurove është sinjal që jemi afër zgjedhjeve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sonte në RTV21 deklaroi se pakoja e 100 eurove nga Qeveria është sinjal që vendi është afër zgjedhjeve.
Ai në “Click” tha se beson që Kosova iu ka afruar zgjedhjeve shumë.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot prezantoi masat e reja të pakos së mbështetjes për qytetarët, ku në kuadër të këtyre masave u dyfishua vlera e asistencës sociale për muajin prill, ndërkohë me nga 100 euro do të mbështeten pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe privat si dhe studentët.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se 100 euroshi për pensionistët pritet të shpërndahet në fund të kësaj jave, ndërsa për punëtorët e sektorit publik në fund të muajit./21Media

Back to top button