Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në kryeqytet, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Zagrebi”, në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Sipas Ahmetit, në aksident janë përfshirë dy automjete.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button