Haradinaj: Trepça duhet të ringjallet

Haradinaj: Duhet të punojmë që bashkërisht ta funksionalizojmë Trepçën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot është takuar me anëtarët e Bordit të sapozgjedhur të Trepçës, me të cilët është dakorduar për hapat e mëtejmë në revitalizimin e këtij resursi kombëtar të Kosovës.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se bashkërisht duhet të punojmë që ta funksionalizojmë këtë kompani .

“Vitin 2018 e kemi shpallur “Vit të Trepçës”. Pasi është miratuar ligji për Trepçën, duhet të punojmë që bashkërisht ta funksionalizojmë këtë kompani si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit të vendit. “Trepça” duhet të ringjallet!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe me 4 prill të këtij viti Qeveria ka emëruar anëtarët e rinj të Bordeve të Këshillit të Cilësisë dhe të Trepçës.

Anëtarët e rinj të bordit mbikëqyrës janë: Esat Peci, Feriz Fetahu, Xhafer Nuhi, Shyqeri Sadiku, Ardian Syla dhe Naser Peci./21Media

Emërohen anëtarët e rinj të bordit të Trepçës

Back to top button