Haradinaj u takua me shqiptarët e veriut të Kosovës

Haradinaj është njoftuar për raportet mes komuniteteve në veri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit shqiptarë të komunave në veri të Kosovës. Gjatë këtij takimi Haradinaj është njoftuar lidhur me bashkëjetesën në mes të komuniteteve në këto komuna.

“Kam pritur disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës. Në takim u njoftova për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës, gjendjen aktuale dhe nevojën e mbështetjes institucionale për mirëqenien e qytetarëve në këto komuna. Bashkëbiseduesit i sigurova se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre.” , ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Rritja e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia ka ngjallur reagime të shumta, kryetarët e komunave të veriut të Kosovës kanë dhënë dorëheqje, ndërkohë që janë mbajtur edhe protesta nga serbët e asaj ane./21Media

Back to top button