Humb dorën në vendin e punës
Aksident në vendin e punës
Policia e Kosovës raporton se një person ka humbur dorën gjatë një aksidenti që i ka ndodhur në vendin e punës dje rreth orës 15:00.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një kompaninë, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore (një nga makineritë ia ka këputur dorën). Viktima është dërguar në spitalin e Pejës.”, ka bërë të ditur policia.
Aksident të vendet e punës vetëm për 9 muaj të këtij viti kanë marrë jetën e 18 personave, ndërkohë që në nëntor, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se do të angazhohet që siguria në punë të jetë ashtu siç kërkohet, duke shtuar kontrollin ndaj Inspektoratit të Punës./21Media