Haradinaj: Unë i besoj policisë së Kosovës

Mbahet ceremonia e fundivitit e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbajti ceremoninë e fundvitit ku prezent ishte edhe Kryeministri në detyre i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai lavdëroi punën e Policisë së Kosovës, por ka përmendur edhe atë çfarë duhet të bëhet për policët.

“Ligji për pensionet, sigurimet shëndetësore na presin disa punë për të ardhmen nuk do të ndalemi”, tha Haradinaj.

Ai tutje u shpreh se meritor për suksesin e policisë janë edhe qytetarët të cilët kanë besim në policinë.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se i beson policisë së Kosovë, e ka parë në punë dhe e di se nuk e ka lehtë të sigurojë rendin publik në një vend që është në tranzicion ende, ku përgjegjësitë e rendit publik dhe të sigurisë janë të organizuara në atë mënyrë që ka plot partnerë, plot komponentë të sigurisë.

“ E kemi KFOR-in, ka edhe një rol të EULEX-it në vend, pastaj ushtria e jonë është në proces të marrjes së përgjegjësive të plota, por policia e ka mbuluar vakumin më të madh të mundshëm të përgjegjësisë në rendin publik dhe siguri dhe ju inkurajoj që këtë përgjegjësi ta ndjeni edhe në të ardhmen. Mos lejoni që të krijohet vakuum që të shfrytëzohet prej armiqve të rendit publik dhe sigurisë dhe të përfitojnë terrorizmi dhe mekanizma që janë të motivuara armiqësisht ndaj Kosovës”, deklaroi kryeministri në detyrë Haradinaj.

Pas fjalimit, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj për angazhim profesional të tij në krye të Policisë duke i ndarë medaljen e kryeheroit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” ndërsa nga drejtori

Qalaj, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës, kryeministri në detyrë Haradinaj pranoi mirënjohje.

Nga një fjalë rasti e mbajtën edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj./21Media

Back to top button