Haradinaj uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Kurban Bajramit ka uruar Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët gjithmonë festat fetare i kanë pritur bashkë.

“Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, si dhe gjithmonë kemi festuar bashkë festat fetare. Në prag të festës së Kurban Bajramit, u përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava si dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që jetojnë! Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button