Haradinaj: Vazhdoj me thanë që ka shumë ‘budallë’ në ekipën e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin dhe ekipën e tij.

Haradinaj në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se vazhdon “me thanë që ka shumë ‘budallë’ në ekipën e Kurtit”.

“Unë kam qenë ndër të parët që e kam ballafaquar Kurtin me ato që kam besu që janë të vërteta, si rasti që është mashtrues, kam thanë që janë një shtëpi budallë sepse janë kam parë veprimet e plot në ekip dhe vazhdojë me thanë që ka shumë ‘budallë’ në atë ekipë, fatkeqësisht”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, tutje ka pyetur se si ka mundësi me qenë i mençur ai që sipas tij në inflacion, në probleme ekonomike, në mungesë të infrastrukturën na teprojnë para në buxhet. “Si ka mundësi me qenë e mençur Qeveria që ia merr edhe komunave paratë e veta… të gjithë kryetarët e komunave janë duke u anku”.

Haradinaj tutje në “Click” ka theksuar se propozimi franko-gjerman dhe dialogu nuk është produkt i Kurtit dhe se sipas tij është duke e menaxhuar shumë keq pjesën e tij.

“Unë nuk jam duke e përkrahur mënyrën si po e menaxhon Kurti dialogun, unë jam duke e përkrahur angazhimin e atyre që ma kanë shpëtuar jetën në 99-tën më 24 mars të Amerikës dhe të NATO-s…”, ka thënë Haradinaj./21Media

Back to top button