Haradinaj: Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku vdiqën së paku 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut.
“Dhimbje e madhe për dhjetëra jetë të humbura, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin tragjik në Bullgari. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të viktimave e lutemi që të shërohen të lënduarit. Zoti u dhashtë forcë familjeve dhe mbarë kombit!”, ka shkruar Haradinaj.
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë sot rreth orës 02:00.
Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV. Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona./21Media

Back to top button