Familjarët e udhëtarëve në tragjedinë e Bullgarisë mblidhen në zyrat e “Besa Trans”

Disa qytetarë familjarë të udhëtarëve nga aksidenti tragjik i autobusi të “Besa Trans” tashmë janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Shkup. Familjarët kërkojnë informacione për të afërmit e tyre.
Zyra e “Besa Trans” tashmë po sigurohet nga forca të shumta të policisë.
Autobusi i kësaj kompanie, orët e hershme të mëngjesit të sotëm, duke u kthyer nga Stambolli, pësoi aksident me ç’rast jetën e humbën 46 persona, kryesisht shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Informacionet e para të organeve kompetente thonë se katër autobusë të kësaj kompanie për fundjavë kanë udhëtuar drejt Turqisë./TV21

Back to top button