Gërvalla i ofron mbështetje institucionale Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka ofruar mbështetjen institucionale ndaj Maqedonisë së Veriut pas aksidentit ku humbën jetën 45 qytetarë, shumica prej tyre shqiptarë.
Gërvalla në një postim në Twitter ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve ngnë aksidentin tragjik në. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që të lënduarit të shërohen sa më parë. Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të në këtë moment të kobshëm”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë sot rreth orës 02:00.
Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV. Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona./21Media

Back to top button