Haradinaj zotohet se do ta luftojë korrupsionin

Haradinaj në Podujevë

Para simpatizantëve në Podujevë, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, tha se çështja e Kosovës dhe e shtet ndërtimit është çështje e pambyllur dhe se kanë marrë obligim që ta përmbyllin atë, shkruan rtv21.tv

Haradinaj u zotua se do ta luftojë korrupsionin, pasi sipas tij, është e keqe që e ka kapluar vendin dhe se duhet të ndalet.

“Shtet ndërtimi është luftë. Ne kemi marrë obligim ta kryejmë luftën për Kosovën për shtet sepse ne ende se kemi bërë shtetësinë si duhet. Ende juridiksioni nuk shtrihet në Veri. Në këtë rrugë kemi përgjegjësi historike sepse me i udhëheqë punët e shtetit duhet seriozitet e qëndrueshmëri. Do të punojmë për një Kosovë që krijon vlerë të re për një Kosovë që s’na merr askush asnjë lis e le më një metër katror, për një Kosovë që s’na i merr askush resurset natyrore. Koalicioni jonë i madh është i fitores po nuk është punë e kryer, kryhet me 11 Qershor dhe ju me votën tuaj mund ta kryeni”, tha Haradinaj./21Media

Back to top button