Haradinaj zotohet se do të ndriçohet fati i të pagjeturve

Haradinaj priti në takim familjarët, përfaqësuesit e shoqatave dhe Komisionin shtetëror për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim familjarët, përfaqësuesit e shoqatave dhe Komisionin shtetëror për të pagjeturit. Në këtë takim Haradinaj është zotuar se nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa e zgjatur dorën e pajtimit dhe u zotua se do të ndriçohen rastet e të pagjeturve.

“Në takim me familjarët, përfaqësues të shoqatave dhe Komisionin shtetëror për të pagjeturit jam zotuar për një përkujdesje për avancimin e pozicionit ligjor të kategorisë së të pagjeturve që vazhdojnë të jenë zëri më i qartë i të vërtetës së Kosovës. Nuk mund të ketë pajtim e as marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa e shtri dorën e pajtimit, familjarët e të pagjeturve, plagët e të cilëve ende janë të hapura. Përtej politikës, si institucione dhe njerëz, do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona, që të hidhet dritë mbi fatin e të gjithë personave të zhdukur.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Në këtë takim Haradinaj po ashtu ka ripotencuar se në dialogun me Serbinë do të futet edhe çështja e të pagjeturve. Ndërsa, Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit ka thënë se është kërkesë e të pagjeturve që mos t’ju ndalen pensionet e pleqërisë./21Media

Back to top button