Hardinaj i reagon Kurtit: Është dashur që mos ta turpërojë vendin

“Deklarata e Kurtit dëshpëron SHBA-në”

Ish- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit aktual, Albin Kurtit.

Kurti, dje ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Mynih, mes Kosovës e Serbisë , janë nënshkruar nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të punës së Qeverisë së tanishme.

Ndërsa, Haradinaj po e konsideron si dëshpëruese këtë deklaratë të Kurtit për SHBA-në.

“Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre.”. ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Back to top button