Hargreavs: Populli anglez është krenar që kontribuan në shpëtimin e Kosovës

Në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës ambasada britanike mbajti një ceremoni përkujtimore në nderim të ushtarëve britanik të cilët dhanë jetën në shërbim të paqes gjatë luftës në Kosovë. Gjatë kësaj ceremonie u vendosën kurora me lule në pllakën përkujtimore ku janë të shkruar emrat e 15 ushtarëve britanik, pranë memorialit të dëshmorëve Britanik në sheshin “Edit Durham në Prishtinë. Ambasadori i Britanisë Jonathan Hargreavs tha se populli anglez ndihet krenar që morri pjesë përkrah forcave të NATO-s në shpëtimin e Kosovës.

“Dua të ju falemnderoj për kurajon dhe sakrificën që bëtë në Kosovë 25 vjet më parë ju jemi falemnderues që njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar ishin pjesë e këtij misioni në Kosovë 25 vjet më parë, ne sot lutemi për ju që ju e keni gjetur paqen”, tha Hargreaves, ambasador i Britanisë në Kosovë.

Ndërkohë Koloneli Robert Tomlinson, i cili kishte hyrë në Kosovë gjatë viteve 99 tha se 25 vjet më parë ishin ditë të zeza për Kosovën. Ai tha se ndihet krenar që dha kontribut për shpëtimin e popullit të Kosovës.

“ Unë para një kohe takova një djalë nga Prishtina në ambasadën e Britanisë i tregova se në Kosovë kam shërbyer në sistemimin e refugjatëve në Maqedoni, ai mu hodh në përfaqim më tregoi se kishte lindur në atë kamp në këso raste e kupton rolin që ke pasur dhe është një ndjenjë krenarie se ke ndihmuar të shpëtoj një popull, urime të gjithve”, Kolonel Robert Tomlinson, veteran i luftës nga Britania e Madhe.

12 qershori shënon  hyrjen e trupave të këmbësorisë së NATO-së që i dha fund luftës në Kosovë./RTV21/21Media

Back to top button