Harry dhe William i kërkuan babait të mos martohej me Camillan

Harry shkruan se ai dhe William iu lutën babait të tyre që të mos martohej me Camilla, tani Queen Consort.
The Sun citoi një version spanjoll pasi u publikua atje përpara datës së publikimit zyrtar raporton se Harry pretendon se ai dhe vëllai i tij kishin takime të ndara me Camilla para se ajo t’i bashkohej zyrtarisht familjes.
Harry pretendon se ai mendoi nëse ajo një ditë do të bëhej “njerka e ligë” e tij, por se ai dhe vëllai i tij ishin të gatshëm ta falnin atë në “zemrat e tyre” nëse ajo mund ta bënte të lumtur mbretin Charles, thotë gazeta.
Nuk jepet asnjë detaj se kur u zhvillua takimi apo sa vjeç ishte Harry në atë kohë./21Media

Back to top button