Harvey Weinstein shpallet fajtor për të dytën herë për përdhunim

Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje.
Gjykata në Los Angeles të Kalifornisë e dënoi 70-vjeçarin me 24 vjet burim.
Aktualisht fituesi i Oskarit është në Nju Jork duke vuajtur dënimin me 23 vjet burgim për krime të ngjashme.
Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i të cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj.
Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të keqe seksuale.

Back to top button